Shkarkohet Komisioni Zgjedhor Lokal në Dibër, Rilind Hasa kryetar i ri Komisionit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka shkarkuar Komisionin Zgjedhor Lokal (KZL) në Dibër, më saktësisht eshalon e tyre të parë, derisa mbeten edhe më tej zëvendës-kryetari dhe zëvendësit e anëtarëve të komisionit.

Në vendin e Maxhite Atipi, kryetar i ri e KZL-Dibër është Rilind Hasa, a nënkryetar i Komisionit edhe më tej është Jovanka Josifovska.

“I kemi ndërmarrë obligimet dhe vazhdojmë me aktivitetet rreth zbatimit të votimit të dielën në vendvotimin 0543, ku zgjedhjet do të përsëriten edhe për kryetar komune edhe për anëtarë të Këshillit të Komunës Dibër”, tha Hasa.

Ndryshe, Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën për votimin në vendvotimin 0543 në Dibër. Kjo do të thotë se janë shfuqizuar rezultatet nga votimi për kryetar komune dhe këshilltarë në këtë vend. Më 31 tetor, në Dibër, nuk do të ketë rreth të dytë, por rivotim në vendvotimin në fjalë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *