Shiu i dendur dhe era e forta vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati në jug të Italisë, kryesisht në rajonin e Kalabrisë dhe Siçili.
Ditën e hënë, në qytetin e Skordias, në lindje të ishullit, u gjet trupi i pajetë i një personi.
Viktima ishte zhdukur që prej ditës së djeshme bashkë me bashkëshorten e tij, trupi i të cilës po kërkohet ende nga skuadrat e shpëtimit.
Meteorologët parashikojnë që erërat e forta dhe shirat e dendura të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.