Taravari: Votuesit tanë do të votojnë kandidatët e L.Besa aty ku përballen me BDI-në

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media konfirmoi marrëveshjen mes Besës dhe ASH-së për mbështetje të njëra-tjetrës në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën (31.10.2021).

Në suaza të kësaj Taravari ftoi votuesit e ASH-së, që të votojnë për kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në.

“Ne si ASH menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kemi shprehur qëndrimin tonë që duhet të mbështeten të gjithë kandidatët shqiptarë të opozitës që garojnë përballë BDI-së në të gjitha komunat. Shumë mirë e mirëpresim thirrjen e Lëvizjes Besa për mbështetje të kandidatëve të koalicionit ASH-AAA e përsërisim qëndrimin tonë konzistent se edhe anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe të gjithë votuesit tjerë do t’i mbështesin kandidatët e Lëvizjes Besa në komunat ku ata përballen me BDI-në. Dhe në të njëjtën kohë vlerësojmë se BDI duhet të bjerë nga pushteti. Shpresojmë  që Lëvizja Besa ta ketë me gjithë mend që BDI duhet të shkojë në opozitë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *