Mickoski takohet me Selën, konfirmohet përkrahja e ndërsjellë në raundin e dytë

Këtë mëngjes në Kuvendin e RMV-së, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderin e ASH-së, Ziadin Sela, megjithatë larg syve të opinionit. Burime partiake brifojnë se në këtë takim është biseduar dhe janë analizuar rezultatet e zgjedhjeve të raundit të parë. Njëkohësisht, të gjitha burimet tregojnë se është riafirmuar bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë atje ku do të ketë nevojë në raundin e dytë. Gjithashtu ishte theksuar se nevojiten ndryshime dhe ardhmëri e re të cilën e presin qytetarët. Takimin e konfirmuan të dyja partitë duke mos treguar më shumë detaje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *