Arrestime në Korçë e Tiranë, kush janë zyrtarët që akuzohen se nxirrnin të dhëna nga regjistrat e Policisë së Shtetit?

Zbulohen detaje të operacionit që çoi në arrestimin e 10 punonjësve të policisë në DVP Tiranë dhe DVP Korçë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Operacioni është koduar “Rei” dhe janë mbrëmjen e 20 tetorit 2021 janë ekzekutuar masat e sigurimit personal në bazë të Vendimit që Gjykata kishte marrë një ditë më parë, 19 tetor 2021. datë 19.10.2021,

Të arrestuar janë katër inspektorë me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë. Ndërkohë që është pezulluar shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor Korçë, një specialist i qarkullimit rrugor dhe tre agjentë verifikues në këtë sektor.

“Këta punonjës policie, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kohë dhe episode të ndryshme, në disa raste në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar qasjen në sistemet dhe regjistrat e Policisë së Shtetit për sigurimin e të dhënave personale të shtetasve pa autorizim. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar persona të ndryshëm, në disa raste duke raportuar të dhëna të pavërteta, për mosndëshkimin e tyre me masat administrative përkatëse sipas Kodit Rrugor dhe Aktit Normativ për masat kundër COVID-19”, njofton policia.

Të pezulluar
– Krenar Gjokutaj, shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli, shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli, specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri, agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Policët që kanë apeluar vendimin e arrestimit të tyre
– Durim Murja, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë
– Jashar Shehu, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë
– Arjan Balla, oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë

Në arrest shtëpie
– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *