Ka filluar edhe zyrtarisht sezoni i ri i NBA 2021/2022, e që ishte padyshim një mungesë e madhe për basketboll dashësit.
Dy skuadrat favorite, Los Angles Lakers dhe Brooklyn Nets e startuan këtë edicion, mirëpo që të dyja pësuan humbje.Milwaukee Bucks i ka mposhtur Nets me rezultat 127-104, me Giannis Antetokounmpo e Bucks që ishte ylli i mbrëmjes me 32 pikë të realizuara.
Pas tij u renditen dyshja e Nets, Kevin Durant dhe Patty Mills, që realizuan 32 pikë, respektivisht 21 sosh.
Në anën tjetër, Golden State Warriors i mposhtën Los Angeles Lakers me rezultat 121-114, e natyrisht se nuk mungoi edhe spektakli.