Diaspora shqiptare e Kumanovës në Zvicër, Fakultetit të Administratës së Biznesit të UT-së në Kumanovë i dhuruan pajisje të reja kompjuterike me vlerë prej 3300 franga zvicerane.
Ky donacion që vjen nga bashkatdhetarët tanë në mërgim ka qenë i iniciuar nga z. Driton Alili mërgimtar nga fshati Vaksincë, i cili bashkë me diasporën shqiptare në Zvicër kanë vendosur që ta ndihmojnë Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë me pajisje kompjuterike që të punësuarit të kenë kushte sa më të volitshme për punë.
Me këtë rast, dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Llokman Hebibi, në emrin e tij dhe të udhëheqësisë së Universitetit të Tetovës shprehu falënderime për donatorët duke shtuar se ky kontribut i tyre përveç se do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e cilësisë në këtë fakultet, është edhe një dëshmi se diaspora shqiptare e Kumanovës gjithmonë e ka mbështetur dhe vazhdon ta ndihmojë Universitetin e Tetovës e në veçanti Fakultetin e Administratës së Biznesit në Kumanovë.
Fakulteti i Administratës së Biznesit i UT-së në Kumanovë pranoi një donacion me vlerë prej 3300 franga zvicerane