13 ankesa në KSHZ për procesin zgjedhor! ASH-AAA ankohen për në Dibër, Gostivar dhe Shuto Orizarë

Deri te Komisioni shtetëror i zgjedhjeve janë parashtruar gjithsej 13 ankesa për procedurën për votim për zgjedhjet që u mbajtën të dielën. Katër ankesa ka parashtruar Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja. 2 kanë të bëjnë me vendvotimet në komunën Jegunovcë. Ankesat tjera janë për vendvotimet në komunën Gjorçe Petrov dhe për vendvotimin në komunën Makedonska Kamenicë, transmeton TV21.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka gjashtë ankesa në Dibër, Shuto Orizarë dhe Gostivar.

Nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, janë parashtruar tre ankesa, për komunën e Qendrës, në Dollnen dhe Saraj.

Dy ankesa janë parashtruar nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, e që kanë të bëjnë me heshtjen zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mënyrë shtesë do të caktojë seancë për shqyrtimin dhe vendosjen sipas ankesave.

Sipas librit të afateve për aktivitete zgjedhore, KSHZ-ja është e obliguar që në afat prej 72 orëve pas pranimit të ankesës, të marrë vendim. Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i ankesës mund të ngrejë padi deri te Gjykata administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *