Një lajm vërtet i rëndë vjen nga Kosova, ku dyshohet se presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit është sulmuar fizikisht dhe ka përfunduar në spital.
Sulmi ka ndodhur në Prishtinë mëngjesin e sotëm duke krijuar jo pak debat në Kosovë. Sipas ‘’Indeksonline’’, Ademi pas sulmit ka marrë dhe ndihmë mjekësore çka e bën dhe më serioze situatën.
E sotmja ishte një ditë e veçantë për presidentin Ademi pasi feston 60-vjetorin, por mesa duket dita është prishur nga ngjarja e rëndë. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi këtë çështje, por priten të reja në vazhdim.