Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, që në përgjithësi po zhvillohet qetë, pa probleme. Deri në orën 12:00, sot, ka për 39 për qind ulje të numrit të ngjarjeve në krahasim me zgjedhjet në korrik të vitit 2020.
Përveç ngjarjeve për të cilat më parë informoi MPB, është regjistruar se në orën 13:15 në SPB Tetovë ishte denoncuar se ishte shkelur rendi dhe qetësia me një zënkë fizike ndërmjet dy personave në oborrin e shkollës fillore “Liria” në fshatin e Gostivarit Raçan, ndërsa në atë objekt ishte vendvotimi numër 528. Nga MPB informuan se të dy personat janë identifikuar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
“Pas denoncimit të pranuar se persona të panjohur me dy automjete po bëjnë ryshfet për zgjedhje në Fushë Tophanë dhe Shuto Orizarë, nëpunës të policisë nga Departamenti i Policisë në Shuto Orizarë në rrugën ‘H.J.Shishkov’ kanë bërë kontroll në automjetin ‘ford’, i drejtuar nga I.H. (45). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Në orën 11:55 në SPB Shkup, D.Z. ka denoncuar se në shkollën fillore në Dobri Doll, komuna Sopishtë, O.C. dhe S.N. pas shkollës kanë agjituar dhe bërë presion ndaj votuesve. Sipas denoncimit, më parë O.C. ishte larguar na vendi nga nëpunësi i policisë i cili e siguron vendvotimin. po punohet në zbardhjen e rastit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.