Arrestohet 43-vjeçari nga Kërçova, dyshohet se sulmoi me mjet të fortë dy persona

Mbrëmë rreth orës 23:30 afër një objekti gastronomik në Kërçovë, Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar me mjet të fortë dy persona.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brenshme, derisa thuhet se pas dokumentimit të rastit, personi i arrestuar do të procedohet penalisht.

“Më datën 16.10.2021, rreth orës 23:30 afër një objekti gastronomik në Kërçovë, Policia ka arrestuar shtetasin J.Ç 43-vjeçar nga fshati Cervivcë, për shkak të dyshimeve për përleshje paraprake dhe përdorim të një mjeti të fortë kundër SH.S 45-vjeç nga Kërçova dhe I.B 57-vjec nga Cervivcë. Pas dokumentimin të rastit, kundër J.Ç, do të procedohet penalisht”, thuhet ne njoftimin e MPB-së, dërguar Alsatit./

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *