Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se mbrëmë me 16 tetor janë arrestuar katër persona pasi që dyshohet se kanë kryer veprat penale ”Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” dhe ”Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Të dyshuatrit A.D., M.K., A.T dhe Xh.B. me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
”Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatë./21Media