Teuta Arifi: Agjenda e blertë nënkupton projektin e madh të gazifikimit

Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me tubimin në qytetin e Tetovës dhe prezantimin e prioriteteve të agjendës së blertë për zhvillimin e Tetovës në katër vitet e ardhshme me Teuta Arifin si kandidate për kryetare komune dhe me listën e këshilltarëve të kryesuar nga Blerim Osmani.

Banorëve të Tetovës iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidatja për kryetare të komunës Teuta Arifi, Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor Faton Ahmeti dhe bartësi i listës së këshilltarëve Blerim Osmani.

Kandidatja për kryetare të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fjalimin e saj ka numëruar prioritetet e mandatit të ri në frymën e misionit të ri të agjendës së blertë. Ajo ka ftuar qytetarët që më 17 Tetor masovikisht të votojnë për numrin 3 dhe Bashkimin Demokratik për Integrim.

“Agjenda e blertë nënkupton projektin e madh të gazifikimit, projektet e kanalizimeve dhe të teatrit që u nënshkrua sot. Edhe njëherë ju them dhe sot qëndroj para jush si Teuta juaj dhe kryetarja juaj që jam gjithmonë, ajo derë e hapur e cila është derë e një nëne, një nënë e cila nuk e ka asnjëherë derën e mbyllur për bijtë dhe bijat e veta, e cila gjithmonë e don më të mirën për anëtarët e gjithë bashkësisë së vet të madhe që quhet qytet, një nëne dhe një dhimbje, e cila ka dhimbje prej më të voglit deri te më i madhi, që ka dhimbje nga më i riu e deri te më i moshuari për ta arritur atë që ne kemi qëllim fillestar, arritjen e një mirëqenie më të mirë.” – deklaroi Teuta Arifi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *