Sllatina i dha lamtumirën e fundit ish ushtarit të UÇK-së Amdiarif Salihu

Tearcë – Në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë ish ushtari i  UÇk-së Amdiarif Salihu nga fshati Sllatinë.Përndryshe Hamdushi, ishte lindur në fshatin Sllatinë të Tetovës dhe ishte luftëtarë i orëve të para dhe veprimtarë i çështjes kombëtar.Shumë herët filloi me veprimtari kombëtare duke qenë pjesë e lëvizjes ilegale që vepronte në këtë rajon.Hamdushi që siç njihej në mesim e banorëve të Sllatinës, i takon gjeneratës e cila tërë veprimtarinë e saj e orientoi drejt organizimit ushtarak të popullatës shqiptare të Maqedonisë e cila kulmoi me luftën e 2001 nën emblemën e Ushtrisë Çilirmtare Kombëtare.Krahas veprimtarisë kombëtare Hamdushi ishte aktiv edhe në organizimet tjera kulturore në fshatin Sllatinë dhe pjesë e pandashme e Shoqërisë kulturore Vëllazërimi nga fshati Sllatinë më cilën morri pjesë në shumë festivale.Ai njihej si një instrumentist shumë i rafinuar dhe i shkathtë, i lidhur shpirtërisht me këngët e traditës.Vegla e tij muzikore e preferuar ishte çiftelia.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *