Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet sot (e shtunë) me Suedinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”, të vlefshme për Grupin B.
Dardanët kanë udhëtuar drejt Stokholmit, ku do të ndeshen me skandinavët në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Friends Arena” nga ora 18:00. Ndeshja e parë në Prishtinë pati përfunduar me fitoren 3-0 të suedezëve, ndërsa sot synohet ‘hakmarrja’ apo së paku një rezultat pozitiv.
Motiv shtesë për ekipin e Bernard Challandes pritet të jenë edhe tifozët shqiptarë të pranishëm në kryeqytetin e Suedisë.
Tifozë dardanë, të mbështjellur me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë kanë vërshuar tashmë rrugët e Stokholmit.