MSH: Rivaksinohen 44% të qytetarëve

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.458 doza të vaksinës prej të cilave 873 janë aplikuar si dozë e parë, ndërsa janë rivaksinuar 2.513 persona, ndërsa 72 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar 793.179 qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 743.374 qytetarë, ndërkaq dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë. Pra, 53 për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës nga mosha 18 vjeçare deri në 39 vjeçare kanë marë një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinimin me një dozë tek popullata e rritur është 47  për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 44 për qind e qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e popullatës së përgjithshme në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet kanë marr dy doza të vaksinës, thuhet në kumtesën e MSH-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *