Mbrëmë vonë në Shkup, kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë elektrike në MV Marko Bislimoski u sulmua fizikisht. Arsyeja e sulmit është procedura për heqjen e licencës së një kompanie që merret me furnizimin e energjise elektrike.
Arianit Xhaferi, djali i ish -zyrtarit të BDI -së Musa Xhaferi dhe pronar i kompanisë së furnizimit me energji elektrike “U Power”, sulmoi fizikisht kryetarin e Komisionit Rregullator të Energjisë Marko Bislimoski mbrëmjen e së hënës, raporton DW.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes thonë se Xhaferi u ul në tryezën ku ishte Bislimoski në një restorant në Shkup dhe pas disa minutash bisedë ai pati një përleshje fizike me të. Arianit Xhaferi së pari kërkoi një shpjegim nga Bislimoski pse Komisioni i Energjisë Elektrike filloi procedurën për heqjen e licencës së kompanisë së tij, dhe më pas e sulmoi fizikisht. Pasi e goditi dhe e tërhoqën zvarre Bislimoskin.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, por nuk arriti të gjente sulmuesin.