Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e mbrëmshëm në Shipkovicë ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, listën e kandidatëve për këshilltarë si dhe programin e punës për mandatin e ri katëvjeçar.
Banorëve të Shipkovicës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe kandidatja për kryetar komune, Teuta Arifi.Të jesh këtu në këtë takim të sotëm nuk mund të flasish nga emocionet, nuk mund që të kthehesh në një kohë kur mbase shumë njerëz nuk kanë mund të mendojnë se mund të bëhen realitet, kanë qenë kohëra të luftrave i ndjekur nga banorët e këtij vendi, ka qenë ai ideal i ndryshimit për të cilin kemi menduar dhe besuar të gjithë. Ne me kryetarin këtu në fillimet e idesë për themelimin e BDI nuk është se nuk e kemi biseduar edhe atë se duhet të jetë një grua nënkryetare dhe kandidate për deputet, më duhet të ju them se ka qenë një ide jashtëzakonisht revolucionare”, ka theksuar kështu para banorëve të Shipkovicës, kandidatja për kryetare e komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi.