Liderët do të mblidhen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të drejtohet nga kryetari i Këshillit Sharl Mishel e në Samit do të jetë edhe kryetarja e Komisionit, Ursula von der Lejen. Sipas paralajmërimeve, pika e parë e diskutimit pritet të “jetë riafirmimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, si interes dhe zgjedhje e përbashkët strategjike”, informon gazetari i TV21 nga Lublana.
Kujtojmë se ky është një Samit jofromal dhe nuk sjell ndonjë vendim, por megjithatë pritet që me një deklaratë të përbashkët Bashkimi Evropian edhe një herë të rikonfirmojë fokusin për zgjerim drejt Ballkanit Perëndimor. Për momentin ajo që pengon eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është vetoja bullgare ndaj Shkupit.