Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e prezantoi planin për mbylljen e Unazës së Vogël në Shkup, me çka do të bëhet zona më e madhe këmbësorike në Evropë. Ai theksoi se me mbylljen e Rrugës 11 Tetori, gjegjësisht Dimitrija Cupovski (nga Kuvendi deri te Paloma Bjanka), fitohen 71 hektarë, ose 730.000 metra katrorë, ku automjetet nuk do të jenë të pranishme.
“Në këtë shteg nga rruga, do të mundësohet lëvizja ekskluzivisht për autobusët e sistemit BRT. Kjo mundëson lëvizjen e papenguar të këmbësorëve nga Hekurudha e vjetër deri në fund të Bit Pazarit dhe nga Kuvendi deri te udhëkryqi në Paloma Bjanka, tha Shilegov.
Zonat më të mëdha të këmbësorëve në Evropë deri më tani janë në Gent (Belgjikë) dhe Portevedra (Spanjë) dhe mbulojnë një sipërfaqe prej rreth 50 hektarëve. Dhe Barcelona në Spanjë kohët e fundit paraqiti synimin e saj për të mbyllur një pjesë të qendrës së qytetit në mënyrë që të krijojë një zonë për këmbësorë prej gati 33.5 hektarësh.
Qyteti i Shkupit e çliron këtë hapësirë nga veturat sipas shembullit të kryeqyteteve evropiane. Duke futur transport publik efikas siç është sistemi BRT, theksuan nga Qyteti i Shkupit, qytetarët marrin një alternativë për transportin e qytetarëve, veçanërisht atyre që duan të arrijnë në këtë pjesë të qytetit. Dy linjat BRT mbivendosen pikërisht para zonës së këmbësorëve.