Konkurrencë në sulm, Uzuni dhe Bajrami më të avantazhuarit. Ja si ndryshon Shqipëria ndaj Hungarisë

Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Hungarisë dhe janë disa gjëra që e shqetësojnë Rejën. Dëmtimi i Ismajlit shqetëson trajnerin pasi është në dyshim dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ta nisur nga fillimi ndeshjen, tjetra është fakti që u bënë pak javë që sulmuesit e Kombëtares nuk po shënojnë, ndërkohë dilema ka edhe për në portë.

Këto katër ditë janë në dispozicionin e trajnerit për të parë grupin nga afër dhe për të nxjerrë formacionin që do të zbresë në fushë ndaj Hungarisë. Edhe pse ka luajtur vetëm dy 90 minuta në Ligën e Europës, më shumë se kolegu i tij Berisha te Torino, i cili nuk është aktivizuar fare, sërish pritet që në portë Reja t’i besojë eksperiencës së Etritit.

Sa i përket mbrojtjes “Panorama Sport” zbulon se mbrojtësi Ardian Ismajli është në dyshim për shkak se ndjen një shqetësim në këmbë. Madje, edhe stafi i klubit të Empolit nuk ishte plotësisht dakord që lojtari të grumbullohej me Kombëtaren për të mos rrezikuar më shumë.

Mbrojtësi ka mbërritur me insistimin e Rejës i cili do e ndjekë nga afër gjendjen e tij. Ismajli nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën e Empolit në dy ndeshjet e fundit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *