Kampionati i ri i volejbollit në kategorinë e meshjkujve dhe ato të femrave pritet të filklon në javën e dytë të tetorit, ndërsa ekipet vazhdojnë përgatitjet e tyre për të realizuar objektivat e tyre. Klubi I volejbollit Shkëndija në drejtimin e trajnerit Habil Ajeti tani më njëkohë të gjatë ka nisur përgatitjet pë kampionatin eri me forcat vetanake me volejbollist me përvoj dhe me ato të rinjtë që pritet të të jenë e ardhmja e klubit. Por karahas volejbollistëve vendor ekipi ka sjell edhe tre emra të njohur të këtij sporti dhe ate dy volejbollist nga kampionati i Bosnja e Hercegovinës Bahrija Zenoviq dhe Xhemil Jalashkoviq dhe një nga kampionati malazes Vuk Medenica. Të tre këta volejbollist kanë fr,os kontratë një vjeçare. Të kënaqur që janë pjesë e ekipit kuqezi nga tetova ata shprehen optimist se investimi tek ato do t’ia vlej pasi ekipi me siguri do të sjellë në hapësiart e klubit një nga trofet qoft titullin kampion apo do të fitojnë Kupën republikane. “Sigurisht se për mua është në përvoje e madhe. Këtë vit do të japim maksimumin që në hapësirat e klubit të sjellim qoftë një nga trofet e kampionatit vendor. E jona ëhtë që stërvitemi dhe të luftojmë. Ndërsa punët tjera do të vinë me kohë” deklaroi volejbollisti malazes Vuk Medenica. Kampionati në ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve do garojnë 11 ekipe ndërsa në ato të femtrave 8 ekipe në ligën e pare 9 ekipe në ligën e dytë, Shorti për kampionatin e ri që do të fillon më 16 shtator do të hidhet gjatë javës së ardhëshme.