Ali Ahmeti: E blerta do të faktorizojë më shumë zërin e shqiptarëve të Velesit

Prezantimin e programit të saj zgjedhor të bazuar në përbetimet e agjendës së blertë dhe projektet për jetë cilësore, Bashkimi Demokratik për Integrim i ka vazhduar sot në Buzallkovë të komunës së Velesit, duke prezantuar njëherit edhe listën e kandidatëve për këshilltarë për Komunën e Velesit të kryesuar nga z. Nevzat Muaremi.

Para banorëve të Velesit me fjalë rasti u drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij potencoi përkrahjen e madhe për shqiptarët e Velesit dhe angazhimin që përmes të blertës të vazhdohet rruga e zhvillimit dhe faktorizimit të tyre.

“Ne për këto njëzet vite kemi investuar në kuadro, kemi investuar që shqiptarët të mos përçahen, kemi investuar dhe shkolluar kuadro që të merren me punë, me programe e projekte, me ide e me vizione dhe jo me sharje e fyerje. Është turp për ne të shajmë të ofendojmë apo të shpifim për të tjerët dhe këtë kurrë nuk do e bëjmë, pavarësisht që të tjerët e bëjnë, por ama ne e kemi kapërcyer vetveten sepse mbi të gjitha kemi vendosur interesat e kombit. Ka shumë projekte, projekte që do realizohen përmes kuadrove që do fitojnë në këto zgjedhje për kryetarë komunash, që do të zbatojnë programin të cilin para qytetarëve dalin dhe e premtojnë. Ne tani kemi dalë me agjendën e gjelbër sepse vlerësuam që pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit është përmbyllur, kanë mbetur çështjet për tu materializuar, siç është ligji për gjuhën shqipe që është gjuhë zyrtare, por ka vend që të përparojë dhe janë krijuar institucionet përkatëse dhe duhet të japin llogari për zbatimin e gjuhës. Ne punën tonë e kemi kryer punën si legjislativ, pjesa që ngarkohet për zbatim duhet ta bëjë punën e vet. Ne vlerësuam se është domosdoshmëri e kohës, nevojë, dhe kush tjetër mund ta bënte këtë kapërcim dhe të nxjerrë një platformë sa moderne po aq edhe kombëtare. Kjo agjendë është agjendë e jetës.” – ka thënë Ahmeti.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *