Të paktën 9 persona humbën jetën gjatë zjarrit i cili mëngjesin e sotëm kaploi Kovid Spitalin në Konstance të Rumanisë. Mediat rumune shkruajnë se numri i viktimave ende nuk është zyrtar sepse brenda spitalit kanë qene te shtruar mbi 100 pacientë. Zjarri ka filluar ne katin e parë të ndërtesës. Objekti është i vjetër 60 vjet ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë arritur ta shuajnë zjarrin vetëm në zonat kur ka pasur bombola oksigjen. Disa nga pacientët janë evakuuar edhe përmes dritareve. 20 nga pacientët e shtruar kanë qenë nën përkujdesje intensive