Ky vendim i qeverisë greke tanimë është publikuar ën Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe ka hyrë në fuqi në ora 06:00 të ditës së sotme dhe do të zgjas deri të premten e ardhshme, gjegjësisht 8 tetor.
Për udhëtime tek fqinji jugor, nuk ka ndryshime, nevojitet certifikatë për vaksinim apo vërtetim që e keni kaluar Covid-19, test negativ PCR, test të shpejt si dhe një formular të plotësuar hyrje në shtet, ndërkohë për personat e pa-vaksinuar, gjegjësisht ata që udhëtojnë me test negativë edhe më tej është në fuqi vendimi për testim plotësues në pikat hyrëse në Greqi.
Për hyrje në Greqi nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë të hapura të gjitha vendkalimet.