Feta Alimi ka njoftuar se tashmë do të rikthehet në Orizarë për një vizitë 3 ditore.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Alimi nëpërmjet rrjeteve të tij sociale me një mesazh të shkurtër
Pas njimij e njiqind e njëzet e pes ditë e netë (1.125 ) do të jem nesër në Orizaren time në një vizit tre ditore!
Mirupafshmi familjar bashkëfshatar miq e dashamirë.
Feta Alimi është personi që në ngjarjet e 27 Prillit ia shpëtoi jetën kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ky i fundit, shpesh e ka përmendur se “ja ka borxh jetën Feta Alimit”, ndërsa burgosjen e tij e ka cilësuar si rast të montuar politik, si burgosje të qëllimshme si presion politik ndaj tij dhe subjektit që ai e drejton.