Kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet 44 vjeçari nga Pgradeci

Forcat e rendit kanë vijuar veprimet në kuadër të operacionit “Hudënisht”, të filluar në gushtin e këtij viti, dhe që ka rezultuar në arrestimin e 5 personave të ndaluara me akuzat e trafikimit të narkotikëve, me 4 të tjerë që ndodhen në kërkim. Personi i fundit u arrestua sot, dhe bëhet fjalë për shtetasin 44-vjeçar Sterio Oshafi, banues në fshatin Blacë të Pogradecit, i cili sipas autoriteteve kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Oshafi, bashkë me personat e tjera të akuzuara dhe që janë arrestuar në muajt e kaluar, Rexhep Toshi, Orestis Spirollari, Kleanth Dokollari dhe punonjësi i policisë Blenard Vathi, akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *