Sot në press konferencë ministri i shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit. Dorëheqja vjen pasi ai tashmë është kandidat I LVV për komunën e Prishtinës. Qytetarë gjatë kësaj kohe kanë treguar kulturë vetëdije të lartë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të shoqërisë. Unë ja transferoj përgjegjësinë stafit të ministrisë dhe zëvendësministres Dafina Rexha,. Kemi funksionuar si ekip I konsoliduar. Tashmë unë do të funksionoj në një ekip tjetër në atë të qytetit të Prishtinës ku edhe jam kandidat I LVV për Prishtinës Është detyrë e jona që të bëjmë atë që kërkohet nga ne duke ruajtur transparencën, të mirën publike dhe gjithçka që është në shërbim të qytetarëve.