Regjistrimi do të përfundojë sot, në ora 20:00

Urime për Entin Shtetëror për Statistikë  dhe të gjitha institucionet e përfshira për zbatimin e regjistrimit. Ky ishte me të vërtetë një operacion i rëndë dhe kompleks, i cili për herë të parë bëhet pas 20 viteve dhe me metodologjinë më  të re  të Eurostat, dhe jo në letër, por me kompjuterë dhe tabletë, theksoi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq duke qenë mysafir në “Brifingun e mëngjesit”.

Me të vërtetë, potencoi Mariçiq, kishte edhe shumë famë politike, por edhe probleme teknike reale dhe sulme të hakerëve, të cilat për fat të mirë u tejkaluan me sukses.

“Pres sot në fund të ditës të marrrim informata nga ESHS se regjistrimi ka përfunduar me sukses. Gjithsesi, do të ketë edhe fazë të kontrollit të disa të dhënave dhe informatave, nevojitet një periudhë prej gjashtë muajve në  të cilat ato informata duhet të mblidhen dhe në fund do t’i marrim rezultatet në mars të vitit të ardhshëm”, deklaroi Mariçiq.

Për atë nëse ka mundësi për riregjistrim, Mariçiq tha se kjo mundësi ka ekzistuar deri tani dhe qytetarët kanë mundur edhe vetë të shprehin interesim  për t’u regjistruar, por regjistrimi zyrtarisht duhet të përfundojë sonte në orën 20:00.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *