Busquets: Barcelona është në një situatë serioze, më e lehta është të shkarkosh trajnerin

Sergio Busquets ishte tepër i hapur në vlerësimin e tij për gjendjen e tanishme të Barcelonës, duke sugjeruar se klubi është në një situatë serioze pas poshtërimit 3-0 të pësuar nga Benfica.

Barcelona ka humbur dy ndeshjet e para të fazës grupore të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe në të vërtetë nuk ka qenë konkurruese në asnjërën prej tyre.

“Ne jemi në një situatë serioze, kemi pasur vetëm dy ndeshje, por kemi zero pikë”, ka thënë fillimisht Busquets në intervistën e tij pas ndeshjes.

“Duhet të mendojmë për ngjitjen në tabelë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodh në ndeshjet tjera. Jemi në fund, por duhet të mendojmë pozitivisht”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *