Mot me vranësira dhe me shi të përkohshëm

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët dhe nga fundi i ditës me shi të përkohshëm. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 15l/м2 për 12 orë). Temperatura e ditës do të ulet dukshëm. Nga e premtja pasdite do të ketë stabilizim me mëngjese më të ftohta dhe rritje të temperaturave të ditës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *