Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 28.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 108-të me më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.
Në mbledhje, sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë së Financave, do të shqyrtohen Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet dhe Propozim-ligjin për stabilitet financiar.
Në rend dite në mbledhje janë edhe Propozimi i Strategjisë nacionale për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2027) dhe Plani i veprimit 2021 – 2023 për zbatimin e kësaj strategjie, si dhe Propozimi i Strategjisë për promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmit (2021-2025).
Qeveria në mbledhjen e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe kompanive shtetërore, në përputhje me detyrimet për dorëzim të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënien dhe transparencën në punë.
Për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e Qeverisë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.