Vaksinimi, fillon doza e tretë

Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim prej sot do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19.

“Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit. Edhe më tej do të funksionojë pika në sallën “Boris Trajkovski”, në të gjitha poliklinikat tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë shtetin”, tha Filipçe, deklaroi dje Filipçe.

Ndërkaq, deri më 24 shtator në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës. Prej tyre, 781.623 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 714.135 qytetarë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *