Sot, në malin Sharr, në afërsi të Kodrës së Diellit u shpërnda një zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut!
Personat që e kanë shkaktuar zjarrin deri tash janë të panjohur!
“Falenderojmë përzemërsisht vizitorët e rastit si dhe ekipin zjarrëfikës nga Komuna e Tetovës që arritën të na dalin në ndihmë dhe e lokalizuam vatrën e zjarrit duke parandaluar kështu përhapjen më të gjerë dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha!”, thekson Adem Avziu.
Bëjmë apel deri te të gjithë vizitorët, turistët dhe posaçërisht barinjtë që kullosin gjedhe të kenë kujdes me zjarret!.