Në përfundim me ditën e djeshme janë regjistruar 1 540 301 amvisëri dhe sotme deri në orën 12:00 janë regjistruar gjithsej 1.395.000 qytetarë, mbi 435.000 amvisëri dhe 670.988 banesa.
Sot është dita e 23-të e Regjistrimit 2021 dhe deri në fund të mbesin edhe tre ditë aktivitete të regjistrimit.
Mundësia për vetëregjistrim të personave jashtë vendit, ndërkaq, deri tani e kanë shfrytëzuar – 197 033 qytetarë të diasporës.
Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre që i hapi Entit Shtetëror i Statistikës. Lokacionet për regjistrim janë në dispozicion në linkun e ESHT: https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve ta përmbushin detyrën e tyre qytetare dhe ligjore dhe të regjistrohen. Apel dërgoi edhe kryeministri Zoran Zaevi, i cili dje së bashku me familjen u regjistrua në shtëpinë e tij në Strumicë.