Brenda një minuti ndryshoi gjithçka në rrjetet sociale. Shumë kush menduan se Facebook bëri ndryshim, por ishte ngjyra e gjelbër e BDI-së që ndryshoi edhe mendjet e njerëzve. Aktivistë, funksionar dhe simpatizant të Ali Ahmetit dhe BDI-së vërshuan Facebookun, Twiterin, Instagramin dhe TikTokin ku ngjyra e fitores së 17 tetorit mbizotëroi mbi slloganet e partive tjera.
“Zgjidh jetë, voto blertë” do të jetë edhe fitorja e madhe duke filluar nga Gostivari.
Ndryshe nesër Ali Ahmeti bashkë me Nevzat Bejtën dhe të tjerët do ta nisin karavanin e fitoreve të një pasnjëshme nga Gostivari deri në Likovë e Strugë dhe Dollnen, Zhelinë e Tetovë, Tearcë e Saraj, Çair e Studeniçan, Bervenicë e Vrapiçisht, Bogovinë e Çashkë dhe do ta mbyllin me fitoren e madhe të Uskanës.