Njëra prej angazhimeve kryesore të Qeverisë është që t’i vendos politikat energjetike të themeleve stabile afatgjate të bazuara në energji të pastër, të gjelbër, krijim të kushteve për rritje të qëndrueshme të ekonomisë, mjedis të shëndetshëm jetësor dhe vende të reja të punës, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin në forumin socio-ekonomik në Shkup.
Zaev thesksoi se Ligji i ri për energjetikë tërësisht është harmonizuar me BE-në dhe Bashkësinë energjetike dhe mundëson realizim të strategjisë së re për energjetikë deri në vitin 2040 dhe planin kombëtar për klimë dhe energji.
Theksoi se një prej parimeve bazë të Qeverisë është ajo që është projektuar në strategjitë dhe programet shpejtë të shndërrohet në projekte reale dhe aksione konkrete. Për shkak të kësaj është sjell legjislacion i ri dhe i harmonizuar me rregullativën e BE-së si mbështetje e investimeve në centralet fotovoltaike dhe mullinjtë me erë.
“Kjo u njoh menjëherë nga investitorët e huaj që tashmë po përfundojnë projektet e tyre në vend. Ne jemi një tokë e diellit, por për fat të keq në të kaluarën ajo nuk përdorej sa duhet. Por një numër i madh i objekteve janë ndërtuar në katër vitet e fundit. Projektet prej 30 milionë eurosh për termocentralet fotovoltaike me një total prej 62 megavat po zbatohen. Në Oslomej në minierën e vjetër të qymyrit ne realizojmë 110 megavat volt, 10 megavat vetëm si shtet, dhe dy herë 50 megavat me partneritet publik-privat. Vlera e përgjithshme është 67 milionë euro, dhe kushti ishte një punonjës për megavat të merrej nga investitorët privatë. Kjo do të thotë që 100 punonjës do të zhvendosen në impiantet e reja fotovoltaike. Në Bogdanaci, Shën Nikollë dhe Demir Kapi kemi 36 megavat mulli me erë secila, gjithsej 108 megavat. Të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe ato janë në fillim të ndërtimit. Në aeroportin e vjetër në Shtip, me një kompani franceze, po realizohen 360 megavat termocentrale fotovoltaike me vlerë 200 milionë euro. Me një kompani gjermane në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Nagoriçane e Vjetër, janë duke u ndërtuar 415 megavat mulli me erë, një projekt me vlerë 500 milionë euro”, tha Zaev.