Zaev për Komisionin anketues: Nuk ikim nga zbulimi i shkaqeve të zjarrit në Tetovë

I pyetur për Komisionin anketues që u iniciua në Kuvend nga opozita, për tragjedinë në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev tha se zvarritja e formimit të Komisionit, nuk do të thotë se si grup parlamentar i ikin gjetjes së përgjigjeve për shkaqet që shkaktuan zjarrin në Spitalin modular mbrëmjen e 8 shtatorit.

“Nuk ikim nga transparenca dhe kontributi që të zbulohen të gjitha detajet dhe të jepen të gjitha përgjigjet për atë çfarë ndodhi në Tetovë”, tha Zaev, transmeton TV21.

Ndërkaq në Kuvend është inicua formimi i Komisionit anketues për tragjedinë në Tetovë, por fillimisht kjo iniciativë është kthyer mbrapsht, për shkak se nuk ishte në rregull formalisht.

Ndërkaq, tani për shkak se vendi hynë në fushatë zgjedhore do të ndërpritet aktivitetet në Kuvend. Kësisoj edhe formimi i Komisionit anketues do të presë.

Në mbrëmjen e 8 shtatorit 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan nga zjarri që shkrumboi Spitalin modular në Tetovë.

Hetimet po vazhdojnë, ndërkaq janë angazhuar edhe ekspertë gjermanë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *