Kuvendi luan rol të rëndësishëm në demokracinë e vendit, por edhe pas 30 viteve pavarësi ende duhet shumë punë që Kuvendi të mund të sjellë vendime në të cilat shprehet vullneti i plotë i shumicës së deputetëve. Kështu vlerësuan panelistët në “Forumin e 5-të maqedonas-gjerman” të organizuar nga Konrad Adenauer. Anëtarja e Parlamentit Evropian, Marion Valsman, vlerëson se respektimi i rregullores së Kuvendit nga të gjitha partitë është i domosdoshëm. E pyetur nëse bllokimi i punës së Parlamentit është akt demokratik, Valsman vlerësoi se opozita duhet të ketë më shumë hapësirë në Kuvend. Ajo vlerëson se inkuadrimi i Gjykatës Kushtetuese në punën e Kuvendit mund të sjellë rezultate pozitive gjatë mospajtueshmërive.