Në kuadër të situatës politike të krijuar në radhët e opozitës pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në Selinë Blu për t’u takuar me Lulzim Bashën.
Burime për abcnews.al bëjnë me dijes e takimi mes ambasadores Kim dhe kryedemokratit Basha nisi në orën 16:00. Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me atë që pritet që të diskutohet në këtë takim. /abcnews.al