Puigdemont, udhëheqësi i arrestuar katalanas do të dal sot para gjykatës italiane

Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont u arrestua nga policia kufitare italiane në aeroportin në qytetin Alghero kur mbërriti në Sardenjë të enjten mbrëma.

Ai duhet të dalë sot para një gjykate italiane, por nuk dihet nëse gjyqtari do të marrë një vendim për ekstradimin, raporton rte.

“Ne besojmë se autoritetet gjyqësore do të shpallin të pafajshëm Puigdemont. Kjo është hera e katërt që kjo ndodh”, tha avokati i tij Gonzalo Boyer për radion Cadena Ser.

Në muajin mars, Parlamenti Evropian hoqi imunitetin e Puigdemont, të cilin ai e kishte mbajtur si anëtar i institucionit që nga viti 2019.

Puigdemont jetoi në mërgim në Belgjikë dhe mbërriti në Alghero nga Brukseli për të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare Adifolk dhe për t’u takuar me udhëheqësin e Sardenjës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *