Vaksinat Johnson & Johnson tani edhe në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina kundër koronavirusit, nga kompania Johnson&Johnson. Vaksinat do të jenë donacion nga Danimarka.

“Presim këto ditë që edhe zyrtarisht Danimarka të publikojë donacionin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi Johnson, që do të kenë afat të përdorimit deri në vitin 2023”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson aplikohet me vetëm një dozë ndërkaq është e zhvilluar me teknologjinë standarde të vaksinave të mëhershme, respektivisht nuk përmban  teknologjinë m-RNA.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *