Sela: Diaspora, pjesë e numrit të përgjithshëm

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev për regjistrimin e diasporës si i vlerëson si qëndrime të sunduesve nga shekulli i kaluar. Sipas Selës ligji është i qartë dhe se diaspora është pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend. Sipas tij, keqinterpretimet nëse diaspora përfshihen në numrin e përgjithshëm ose jo të popullsisë ishin të pritshme.“E kemi shumë të nevojshme që të dimë numrin real. Ligji është i qartë. Numër të përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jo rezidente dhe realisht kështu është. Nëse  flasim për të drejta, Kushtetuta dhe rregullimi shtetëror varet nga votuesit dhe gjithsecili që është shtetas është pjesëmarrës në demokraci përfaqësues dhe rregullon sistemin politik të një vendi. Prandaj numri i përgjithshëm i popullatës është numri i rezidentëve dhe jo rezidentëve. Këtë e thotë ligji”, tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *