Mbrëm në Kodren e Diellit ka rënë borë

Përveç Kosovës fqinje bora ka mbërritur edhe në Maqedoninë e Veriut. Këtë mëngjes qendra e skive Kodra e Diellit u zbardh nga bora.

Bora atje ra në 1800 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperatura më e ulët arriti në 0.3 gradë.

Megjithatë, sipas meteorologëve, bora nuk do të qëndrojë gjatë, sepse në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me temperatura ditore dukshëm më të larta.

Deri të shtunën në mëngjes temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe në disa vende më të larta do të zbresin në 0 gradë. Nga e marta do të ketë reshje lokale të shiut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *