Shkup, gjobiten 224 shoferë, 42 për vozitje të shpejtë

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 224 masa, mes të cilave për vozitje të shpejtë më shumë se e lejuara janë saknsionuar 42 shoferë, 20 për ngasje pa patentë shoferi, shtatë për ngasje nën ndikimin e alkoolit, dhjetë për automjete me defekt dhe të paregjistruara, kumtoi MPB.

Janë shqiptuar dy masa për mosmbajtje të rripit të sigurimit, katër për kalim në dritë të kuqe, pesë për shoferë fillestarë, 58 për parkim të parregullt.

Kontrollet e intensifikuara aksionale do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që ta bëjnë trafikun më të sigurt.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *