Njihuni me kandidatin e vetëm shqiptar nga radhët e BDI-së që pritet të fitojë komunën e Çashkës

Ka lindur në vitin 1988 në fshatin Jabollçisht të Epërm në komunën e Çashkës. Suat Shaqiri shkollimin e mesëm e mbaron në Gostivar me sukses të shkëlqyeshëm në drejtimin mjekësor kurse studimet i vazhdon në Universitetin e Tetovës në drejtimin juridik për të vazhduar më tej drejtimin shkencat politike në Universitetin e Europës Juglindore e më pas edhe studimet master në drejtimin Diplomaci në Universitetin e Europës Juglindore. Shaqiri për momentin ndjek studimet e ciklit të III-të në drejtimin Penal në Universitetin Kirili dhe Metodij në Shkup.

Kariera e tij profesionale është shumë e larmishme. Ka nisur me punë në vitin 2012 në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që më pas të kalojë në Ministrinë e Drejtësisë si Bashkëpunëtor profesional.

Shaqiri ka qenë anëtar i Grupit punues për përpilimin e strategjisë për reformën në sistemin juridik si dhe anëtar në shumë grupe të punës për ndryshimet në shumë ligje të ndryshme.

Në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 Tetor, Suat Shaqiri garon si shqiptari i vetëm për kryetar të komunës së Çashkës. Për herë të parë në historinë e vendit një shqiptar garon për të parin e kësaj komune, ndërsa vlenë të theksohet se tashmë ai i ka bërë bashkë të gjithë partitë shqiptare për mbështetje të ndërsjelltë.

Suat Shaqiri është i martuar dhe baba i një djali. Flet gjuhën angleze si dhe është profesionalizuar në shumë trajnime dhe seminare të ndryshme në sferën e drejtësisë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *