Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka paralajmëruar se nga dita e hënë për të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatohen masat e reja kufizuese.
Gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vitia ka thënë se ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.
“Sa i përket gastronomisë ndër sektorët më të goditur nga pandemia, jemi në kontakt edhe tani dhe me miratimin e tyre jemi duke hartuar masat që edhe në gastronomi të aplikohet nga 27 shtatori masa kufizuese e personave që hyjnë brenda këtyre lokaleve vetëm me certifikata të vaksinimit, test PCR apo serologjik me shifrat dhe numrat e vaksinimit. Një masë e tillë nuk është besoj më penguese as për sektorin e gastronomisë”, ka thënë Vitia.