Furgoni i burgjeve përplas karrocën, kush ishte i burgosuri “Vip” që transportohej me shpejtësi

Një frugon i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident në Elbasan ku raportohet se ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga kali dhe për pasojë është lënduar karrocieri.

Raportohet se furgoni i burgjeve transportonte Sokol Sanxhaktarin, nga paraburgimi i Bradasheshit për në gjykatë ku edhe do zhvillohej një seancë gjyqësore.

Ndërkohë për personin e plagosur që udhëtonte me karrocën e kalit mësohet se është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër i burgosuri, Sokol Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Sanxhaktari dhe 42 vjeçari Hajdari, i njohur me pseudonimin “Luço” e kishin apeluar masën e sigurisë që ju dha Gjykata e Elbasanit. Sanxhaktari dhe Hajdari i kanë qëndruar deklaratës së parë që nuk kanë qenë të vetëdijshëm për shkak se kishin konsumuar alkool.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2021, rreth orës 12:20, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  është përplasur mjeti  i Policisë së Burgut Bradashesh me një karrocë që tërhiqet me kafshë dore.

Nga përplasja ka  vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /abcnews.al/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *