Përmes pikës kufitare Resnjë, pa masa antikovid

Në seancën e sotme të Qeverisë u soll vendim që duke nisur nga data 25 Shtator deri më 1 Nëntor të gjithë qytetarët që do hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare në Stenjë (Komuna e Resnjës) do jenë të liruar nga respektimi i masave anti-covid të cilat janë në fuqi për momentin. Me këtë vendim do lehtësojmë lëvizjen e lirë gjatë periudhës së vjeljes së mollëve në rajonin e Prespës. Uroj që ky sezon i vjeljes së mollëve të jetë i bereqetshëm dhe i suksesshëm ka shkruar ne rrjetin social Facebook ministri i bujqesise Arjanit Hoxha.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *