Osmani: Opozita le të merren vesh për udhëheqesin e tyre pastaj debati

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një dalje për media foli edhe për duelin mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela. Thotë se le të merren vesh me kë duhet të debatojë Ahmeti, me Mickoskin, Selën apo Gashin.

“Unë mendoj se këtu kemi një problem teknik, për shkak se ne përballemi me një koalicion VMRO-ASH-AAA. Ata duhet të merren vesh se kush është udhëheqës i atij koalicioni me kë duhet të bashkëbisedojë Ali Ahmeti, me Mickoskin që është si parti më e madhe në koalicion, me Ziadin Selën si parti e dytë, apo me Afrim Gashin si parti e tretë. Le të merren vesh, le të na tregojnë se kush është udhëheqës i atij koalicioni pastaj ne do të ulemi dhe do të bisedojmë”, u përgjigj zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në pyetjen e TV21.

TV21: Si koalicion te partitë shqiptare?

“Ne kemi tash dy oferta. Kemi ofertën e BDI-së, edhe kemi ofertën e koalicionit VMRO-ASH-AAA. Ne duhet t’i ballafaqojmë këto dy oferta. Mirëpo ato le të merren vesh kush do ta prezanton koalicionin pastaj do të bisedojmë”, shtoi Osmani. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *